Avioni i Ronaldos fluturon drejt Italisë, CR7, fëmijët dhe e dashura largohen nga Madeira

Cristiano Ronaldo ka vendosur të kthehet në Itali. 35 vjeçari pak çaste më parë ka lënë Portugalinë dhe në mbrëmje do të zbresë në Torino.
Ronaldo u largua nga Italia menjëherë pas ndeshjes Juventus-Inter më 8 Mars, për të shkuar te nëna e tij e cila ishte e sëmurë.
Edhe pse futbolli është ndalur, CR7 nuk e ka ndalur kurrë trajnimin dhe tani që fillon stërvitja individuale (sot ishte radha e Lecce dhe Sassuolo), Lusitaniani nuk dëshiron që ta humbasë .
Në shoqërinë e Georgina dhe fëmijëve të tij, kampioni Portugez po udhëton për në Itali në një avion privat. Një hap konkret, pra drejt rifillimit të kampionatit italian, me kampionin portugez që beson se ai mund të rinisë.