19:09 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Avioni luftarak nga Lufta e Dytë Botërore merr statusin e mbrojtjes

Mbetjet skeletore të një aeroplani luftarak amerikan që u rrëzua gjatë Luftës së Dytë Botërore në bregdetin e Uellsit, të cilat herë pas here dalin si fantazmë nga deti, u është dhënë statusi i mbrojtjes.

Zyrtarët e qeverisë uellsiane thonë se vendi i prehjes i Lockheed P-38 Lightning, me nofkën Maid of Harlech, është lokacioni  i parë i rrëzimit të avionëve ushtarakë në Britaninë e Madhe që merr statusin e mbrojtjes për interesa historike dhe arkeologjike, transmeton KosovaPress.

Avioni luftarak është varrosur rreth dy metra poshtë detit në bregdet në Harlech në veri të Uellsit, ndërsa ishte rrëzuar në shtator 1942, pas problemeve teknike që kishte piloti Robert F. Elliott, 24-vjeç, nga Rich Square, Karolina e Veriut. Piloti u largua i sigurt nga vendi i rrëzimit, por u raportua si i zhdukur në aksion disa muaj më vonë.