75 Mall Live Search
21:52 / E Enjte, 03 Mars 2022 / MSH

Avioni me rusë ndalet në aeroportin Yellowknife në Kanada

Një avion me qera, që transportonte shtetas të huaj rusë, u mbajt në aeroportin Yellowknife të Kanadasë në Yukon, tha të enjten ministri kanadez i transportit, Omar Alghabra.

Ai tha se shteti të cilin e përfaqëson do ta mbajë Rusinë përgjegjëse për konfliktin në Ukrainë.

“Ne do të vazhdojmë ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj në Ukrainë”, shkroi Alghabra në Twitter.

Ditën e diel, shteti i Kanadasë ndaloi hyrjen e avionëve rusë në hapësirën e saj ajrore.

Kanada këtë e bëri në vazhdën e sanksioneve të vendosura kundrejt Moskës, si përgjigje për pushtimin rigoroz që Rusia është duke i bërë Ukrainës.