08:53 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një avion përfshihet nga flakët, plagosen 49 udhëtarë

Dyzet e nëntë pasagjerë u plagosën ndërsa një avion i Azur Airit me 344 persona në bord bëri një ulje të detyruar në një aeroport në qytetin rus Barnaul në Siberinë Jugore, jo larg nga kufiri me Kazakistanin.

Shkak ishte përfshirja nga flakët e njësisë së ingranazhit të avionit Boeing 767-300. Piloti informoi shërbimet e aeroportit për problemin dhe shërbimet e urgjencës shuan me shpejtësi flakët.

Avioni, i drejtuar nga transportuesi rus Azur Air, po kthehej nga Vietnami. Hetuesit tashti po punojnë për të identifikuar arsyet e ngjarjes.