75 Mall Live Search
16:59 / E Martë, 21 Qershor 2022 / Gj. Sh

Avioni privat i Neymar detyrohet të bëjë ulje urgjente

Neymar Junior ka kaluar pushimet e tij në Barbados ndërsa në kthim avioni privat i sulmuesit të PSG është detyruar të bëjë një ulje urgjente. Në fakt, nuk bëhet ende e ditur nëse sulmuesi ishte në bord apo jo, por avioni ka qenë duke u kthyer për në Brazil kur piloti është detyruar të ulet në pistën më të afërt për shkak të problemeve.

Në këtë formë, avioni është ulur në veri-lindje të Brazilit ndërsa sipas autoriteve nuk ka pasur asnjë dëm pasi për fat të mirë procesi i uljes është kryer në mënyrë korrekte. Në të kaluarën, është bërë e ditur se Neymar kishte shpenzuar plot 10.8 milionë paund për të blerë një avion privat të tipit Embraer Legacy 450, por ende nuk mund të thuhet nëse është i njëjti avion që pësoi avarinë.