09:29 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Avioni privat përshpejtoi ardhjen e treshes së Liverpoolit para ndeshjes me Tottenhamin

Liverpooli ka marrë një lajm fantastik pasi futbollistët brazilian të skuadrës janë kthyer në skuadër me kohë para derbit të nesërm me Tottenhamin.

Dhe kjo e ka bindur Jurgen Klopp që të startojë me të dytë, Roberto Fimrino dhe portierin, Alisson ndaj Spurs, derisa Fabinho do të jetë në bankën rezervë.

Kishte zëra se treshja në fjalë mund të vonohej dhe mund të mos ishte e gatshme për ndeshjen e mesditës së nesërme në ”Wembley”.

Liverpool private jet Tottenham Alisson

Kjo për shkak se në mesjavë ishin zhvilluar miqësore internacioanle, ku te Brazili ishin të ftuar lojtarët e lartëcekur, transmeton IndeksOnline.

Derisa koha lokale ndryshon – ku Brazili mposhti El Salvadorin në një orar të vonshëm, nuk pritej që Liverpooli të ishte e kompletuar për sfidën ndaj Spurs.

Kështu ata nuk priteshin të vinin mbrëmë në Liverpool dhe kjo do ta bënte më të vështirë përfshirjen e tyre për këtë ndeshje.

Liverpool private jet Tottenham Firmino

Por, një avion privat e ka mundësuar udhëtimin e tyre nga Brazili drejt Anglisë për të përshpejtuar ardhjen e tyre./IndeksOnline/