Avioni turk furnizon me karburant avionët luftarakë amerikanë gjatë fluturimit
Forcat Ajrore Turke furnizuan me karburant katër avionë luftarakë F-18 të Marinës Amerikane në kuadër të stërvitjes “Joint Protected Entry” në hapësirën ajrore ndërkombëtare, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, raporton AA.
“Në kuadër të stërvitjes Joint Protected Entry, katër aeroplanë luftarakë F-18 të Marinës Amerikane u furnizuan me karburant nga Komanda jonë e Forcave Ajrore në hapësirën ajrore ndërkombëtare, duke kryer trajnime të ndërsjella”, tha ministria në një deklaratë në Twitter.
Në postimin e ministrisë është shpërndarë edhe videoja nga momenti i mbushjes me karburant. /IndeksOnline/
"Joint Protected Entry Exercise" kapsamında, ABD Deniz Kuvvetlerine ait 4 adet F-18 savaş uçağına uluslararası hava sahasında Hava Kuvvetleri Komutanlığımız tarafından yakıt ikmali yapılarak karşılıklı eğitimler icra edildi. pic.twitter.com/TagGiUdlLX
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) March 20, 2021