Avioni ushtarak rrëzohet në detin Mesdhe, pushuesit panë pilotin të hidhej
Pushuesit në një plazh të Spanjës u alarmuan teksa panë një avion ushtarak të rrëzohej në det. Edhe pse piloti arriti të hidhej nga avioni në momentin e fundit, ai sërish humbi jetën në përplasje.
Avioni i ushtrisë spanjolle F-101 po kryente një stërvitje rutinë pranë La Manga në Murcia të hënën kur në orën 09:40 të mëngjesit me kohën lokale, një defekt kastrofik bëri që ai të rrëzohej në mënyrë të pakontrollueshme.
Piloti arriti të zbriste para se avioni të rrëzohej në detin Mesdhe, por vdiq si pasojë e përplasjes. Një operacion për kërkimin dhe nxjerrjen e trupit të pajetë po zhvillohet.
Shkaku i përplasjes mbetet i panjohur dhe kur ndodhi përplasja F-101 u udhëzua nga një instruktor lokal i Akademisë Ushtarake.
Avionët F-101, të prodhuar nga ”Constructions Aeronautics” (FASA), përdoren si avionë trajnimi të përparuar para stërvitjes në avionët luftarakë në ushtrinë spanjolle që nga viti 1970.
Imágenes del accidente del avión de la AGA en La Manga. pic.twitter.com/aOW00kbjm7
— Morci (@JoseJMorcillo) August 26, 2019