75 Mall Live Search
13:59 / E Martë, 29 Gusht 2023 / L K

Avni Arifi ka dy pyetje për Armend Mehajn, pasi rekomandoi fushatën për anëtarësim në NATO

Ish-shefi i kabinetit në qeverinë Haradinaj, Avni Arifi i ka reaguar ish-ministri Mehaj për një status të bërë sot.

Mehaj ka rekomanduar nisjen e një fushate për anëtarësim në NATO.

Për këtë, Arifi ka dy pyetje për ish-ministrin e Mbrojtjes.

“Ish-Ministri Mehaj paska thënë se duhet të bëjmë fushatë për anëtarësim në NATO. Boll mirë.
Por me 9 Mars 2022, Qeveria e ka themeluar grupin pikërisht për këtë çështje ku Mehaj ka qenë anëtar. Dy pyetje për Mehajn:
E para a mundet me tregu Mehaj për vetëm dy aktivitetet si grup për këtë çështje?
Dhe e dyta duke marrë parasysh që grupi ska funksionu fare, kush e ka pengu këtë grup?
Shih bashkangjitur vendimin e 9 marsit 2022″ shkruan Arifi në Facebook./Indeksonline/