75 Mall Live Search
13:11 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / B O

Avni Arifi për situatën në Veri: Po duket sikur entuziazmi për çlirimin dhe pasaportat e Malishevës së vitit 1998!

Ish-shefi i kabinetit në qeverisjen Haradinaj, Avni Arifi e ka komentuar situatën politike në Kosovë.

Arifi ka kritikuar Qeverinë Kurti duke e krahasuar me entuziazmin për çlirimin dhe pasaportat e Malishevës së vitit 1998.

“Rruga që ka zgjedhë Kurti për zgjidhjen e problemeve është tjetër nga rruga e liderëve Shqiptarë të kohës që përfaqësuan Kosovën në Rambuje e që solli lirinë dhe e kundërta Grupit të Unitetit që solli pavarësinë. Që të dy planet koha tregoj se ishin fitore për Kosovën e humbje për Sebinë.
Kurti është konsistent sepse ka qenë kundër marrëveshjes së Rambujes e edhe kundër planit të Ahtisarit. Se cfarë do të jetë rruga e tij, kush janë sponsorët dhe a do të i sjell humbje Serbisë apo Kosovës mbetet të shihet por duke parë entuziazmin e do ministrave e aktivistëve të VV në facebook po më kujton entuziazmin për çlirimin dhe pasaportat e Malishevës së vitit 1998. Kosova ka hyrë në rrugë ku hiq nuk po i shihet fundi e thirrjet për unitet le të drejtohen në pamfletet ideologjike të majta e jo tek spektri politik i Kosovës” shkruan Arifi në reagim./Indeksonline/