75 Mall Live Search
13:41 / E Enjte, 23 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Avni Dehari dhe Valon Ramadani do të dhurojmë libra për bibliotekën e Manastirit

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Valon Ramadani ka bërë të ditur se do të dhurojë libra për biblotekën e Manastirit. Ai këtë do ta bëjë bashkë me deputetin e LVV-së, Avni Deharin.

May be an image of 3 people, people standing and indoor

Postimi i plotë:

Bashkë me axhën Avni do të dhurojmë libra për bibliotekën e Manastirit.

Nismës së studentes Emira Selimi për  hapjen e bibliotekës shqipe, në Shtëpinë e Alfabetit, në Manastir të Maqedonisë së Veriut iu bashkuam edhe unë e axha Avni Dehari.

May be an image of 2 people, people sitting, office and indoor

Pas takimit tme Ermirën para ca ditësh, sot i nisëm drejt Manastirit veprat e autorëve tanë të shquar Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes, si dhe librat e bukur për fëmijë e biografitë e figurave historike, me autor Avni Deharin.

Ftojmë edhe bashkëqytetarët tanë të dhurojnë libra për Manastirin, në menzën Ramiz Sadiku, ku edhe po bëhet grumbullimi i tyre.

May be an image of 2 people and book

Ruajtja e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar në çdo trevë shqipfolëse është obligim kombëtar i secilit prej nesh, andaj unë ju inkurajoj të gjithëve që sipas mundësive të kontribuoni në këtë nismë. Gjithashtu çdokush që ka mundësi do të duhej ta vizitonte Shtëpinë e Alfabetit Shqip në Manastir, dhe të njihet me këtë pjesë të historisë sonë, e sidomos nxënësit e studentët tanë.

Avni Dehari

Valon Ramadani