09:46 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Avni Fetahu i LDK-së, i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Avni Fetahu, këshilltari komunal i Podujevës dhe kryesues i këshilltarëve komunalë të LDK-së sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan IndeksOnline.

Lajmiin e ka bërë të ditur LVV-ja përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot, Lëvizjes VETËVENDOSJE i është bashkuar, Avni Fetahu, këshilltar në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe kryesues i këshilltarëve komunalë të LDK-së në këtë komunë. Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë lëvizjes sonë, si në nivelin lokal, po ashtu edhe në atë qëndror. Avni Fetahu ka pervojë të gjatë menaxheriale, duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si edhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Podujevë. Ka marrë pjesë në shumë takime studimore dhe në konferenca ndërkombëtare.

Avniu është mësimdhënës në shkollën ekonomike “Isa Boletini”. Është i martuar dhe prind i 5 fëmijëve”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/