75 Mall Live Search
11:58 / E Premte, 10 Janar 2025 / Z S

Avni Kastrati zgjidhet drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është zgjedhur edhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Në bazë të propozimvendimit nga ana e qeverisë drejtor është zgjedhur Avni Kastrati

Theksojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte emëruar Avni Kastratin ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më 17 nëntor të vitit të kaluar./Indeksonline/