Avni Zogiani në punë është Avni zotnia, i pret mysafirët ulur në tavolinë
Pozita e zëvëndësministrit në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duket se e ka bërë komod Avni Zogianin. Pak javë pasi mori këtë detyrë, Zogiani po ndjehet rehat në detyrën e re.
Kështu së paku duket në disa foto çasti ku zëvëndësministri shihet i ulur në tavolinë duke biseduar me qytetarët.

Kjo pamje e pakëndshme për një zyrtar të lartë shtetëror vjen në kohën kur shefja e saj, ministrja Fitore Pacolli ka ndërmarrë aksion të gjerë në Kosovë për pastrimin e mbeturinave./Indeksonline/

