75 Mall Live Search
09:57 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / MSH

Avokatët arsyetojnë Djokovic: Kishte qenë i infektuar

Ylli i tenisit Novak Djokovic kishte një përjashtim për vaksinë për të hyrë në Australi pas një infektimi me Covid më 16 dhjetor, thonë avokatët e tij në dokumentet e gjykatës.

Djokovicit iu mohua hyrja në Australi pasi zbarkoi në Melburn këtë javë, për të luajtur në Australian Open.

Tenisti më i mirë në botë aktualisht ndodhet në një qendër paraburgimi për emigracionin përpara se të dalë para gjyqit të hënën.

Rasti i tij ka shkaktuar një protestë të madhe në Australi dhe ka bërë bujë në mbarë botën, shkruan BBC.

Djokovic, 34 vjeç, i cili ka thënë se është kundër vaksinimit, iu dha një përjashtim mjekësor për të luajtur në turne.

Por serbit iu mohua në mënyrë dramatike hyrja. Të mërkurën, zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane (ABF) thanë se lojtari “dështoi të sigurojë provat e duhura” në Aeroportin e Melburnit sepse një infeksion i mëparshëm nuk ishte një arsye e vlefshme për të hyrë pa vaksinim.

Në dokumentet e gjykatës të lëshuara të shtunën , avokatët e Djokovic thanë se lojtarit i ishte dhënë një vizë e përkohshme për të hyrë në vend dhe i ishte dhënë një “përjashtim mjekësor nga vaksinimi kundër Covid” nga Tenis Australia për shkak të infeksionit të tij të fundit.