75 Mall Live Search
13:43 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / AR

Avokatët e Diddy-t bëjnë lëvizjen e papritur

Avokatët e Sean “Diddy” Combs-it po kërkojnë lirimin nga akuzat të palës së tyre.

Combs, 55-vjeç, u shpall fajtor këtë vit për dy akuza për transportim personash për qëllime prostitucioni, transmeton Indeksonline.

Ai u lirua nga akuzat më të rënda, duke përfshirë shantazh, komplot dhe trafikim qeniesh njerëzore.

Sipas avokatëve të reperit, Akti Mann, ligji mbi të cilin bazohet dënimi i Combs-it, nuk zbatohet në të.

Diddy dyshohet se nuk fitoi vetë para nga prostitucioni, as nuk e organizoi vetë transportin.

Deadline dhe TMZ-ja raportuan më parë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrtonte tashmë faljen e Combs-it. Artisti është aktualisht në paraburgim në pritje të dënimit, të cilin do ta dëgjojë më 3 tetor./Indeksonline/