75 Mall Live Search
11:50 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / OSH

Avokatët e Gucatit dhe Haradinajt kërkojnë që dëshmia e Pumper të mos pranohet

Jonathan Elystan Rees, avokat i ish-Kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga gjykata në Dhomat e Specializuara të Kosovës, që dëshmia e dëshmitares Zenka Pumper të hidhet poshtë.

“Dëshmia e zonjës Pumper duhet të përjashtohet”, është shprehur ai.

“Baza për pranueshmëri nuk është vërtetuar. Zonja Pumper i thirr në emër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe dëshmoi për paketat që ajo i quan “1-2-3-4”. Shumica nuk janë prodhuar si prova. Trupi gjykues nuk ka qasje për të bërë vlerësime në to”.

“Nëse dëshmia gojore e saj pranohet do të parashtonim se në këto rrethana nuk ka kuptim të pranohet deklarata e saj si provë materiale. Do të ishte e pavend të merreshin deklarata që janë përsëritje e dëshmisë së saj të drejtpërdrejtë”.

Ngjashëm, ka kërkuar edhe avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman.