16:30 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Avokatët e serbëve të arrestuar në veri dorëzojnë nesër ankesat për vendimin e Gjykatës Themelore

Avokatët e 11 serbëve të arrestuar në aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nën dyshimin për kontrabandim dhe krim të organizuar në veri të vendit janë duke përgatitur ankesat e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore për të dyshuarit në fjalë.

Avokati Nebojsha Vlajiq, i cili mbron njërin nga të arrestuarit ka thënë për Tanjug se ankesat do të dorëzohen të hënën, kur edhe skadon afati i apelimit, transmeton Indeksonline.

Duhet shtuar se në mesin e 31 personave të arrestuar , përveç 11 serbëve ka edhe shqiptarë dhe boshnjakë, të cilëve Themelorja në Prishtinë u caktoi një muaj paraburgim.

Duke marrë parasysh se është një numër i madh i të akuzuarve, Vlajiq deklaroi se vendimi për ankesat mund të zgjasë./Indeksonline/