10:01 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Avokatët kontrollohen detajisht sot në Gjykatë, kjo është arsyeja!

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se sot avokatët janë kontrolluar detajisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas tij preteksti i gjithë këtij kontrolli ishte gjykimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Sipas Kocit, problem është se prokurorët, gjykatësit dhe punonjësit e gjykatës nuk po kontrollohen dhe se ky është argument që avokatët nuk janë të barabartë me prokurorët ashtu siç e parashohin ligjet pozitive.

Ky është postimi i plotë:

Gjykimi i Albin Kurtit dhe të tjerëve, ishte pretekst që sot ne avokatët të kontrollohemi detajisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Problemi është se prokurorët, gjykatësit dhe punonjësit e gjykatës nuk po kontrollohen. Kjo është argument që avokatët nuk janë të barabartë me prokurorët ashtu siç e parashohin ligjet pozitive.

Nuk jam kundër kontrolleve, sa herë vlerësohet nga ana e organeve të sigurisë. Por, jam kundër që kontrollet dhe rregullat të zbatohen selektivisht.