15:38 / E Hënë, 20 Mars 2023 / B O

Avokati Arsim Vranovci: Në maj pritet të themelohet Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri

Pas një vizite jashtëzakonisht të suksesshme që Avokati dhe sipërmarrësi nga Kosova z. Arsim Vranovci e kishte në Austri, më saktësisht në Parlamentin Shtetëror të Austrisë, ai u dakordua me Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare z. Andreas Minnich, njëherazi Deputet i Parlamentit Federal të Austrisë, të themelojnë Shoqatën e Miqësisë Kosovë-Austri në muajin maj.

Kjo ngjarje pritet të ketë qindra personalitete nga Kosova dhe Austria, duke filluar nga personalitete të politikës, biznesit, shoqata kulturore etj.
Krijimi i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe promovimin e shkëmbimit kulturor, tregtisë dhe investimeve. Është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe përmirësimit të pozitës së vendit në Bashkimin Evropian.

e Avokatit Arsim Vranovci së bashku me Deputetin e Parlamentit Federal të Austrisë u permbyll me një vizitë në Parlamentin e Austrisë, duke shpresuar që edhe z. Andras Minnich së shpejti do të ketë mundësi ta vizitojë Parlamentin e Kosovës për herë të parë.