75 Mall Live Search
20:44 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Avokati Berisha: Dhënia e 400.000 eurove për firmat ligjore të huaja është krim dhe abuzim

Avokati i njohur, Besnik Berisha ka reaguar ndaj dhënies së 400.000 eurove për firmat ligjore të huaja për të monitoruar dhomat e Gjykatës Speciale kur gjykohen të akuzuarit.

Berisha e ka quajtur këtë veprim krim dhe e ka fajësuar Ministrinë e Drejtësisë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, kjo është absurde dhe abuzuese. Tutje ai tha se ky është përbuzje me buxhetin e shtetit.

Avokati Besnik Berisha ka thënë se edhe heshtja ndaj abuzimi është krim./Indeksonline/

Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:  

400,000 euro për “këshillim ligjor mbi hartimin, zhvillimin dhe prezantimin e pozitës ligjore të Kosovës në Dhomat e Specializuara”.

Ky eshte krim dhe ndodh diten me diell, perball Prokurorise, Policise, Parlamentit e Qeverise.

A ka me absurde ne bote se te kontraktosh dhe paguash firma ligjore te huaja, permes te cilave do të “sigurohemi” se procedurat gjyqësore prane Dhomave te Specializuara janë të drejta dhe respektohen të drejtat e të pandehurve”, ?!!

A ka me abuzuese se sa te shpenzosh 400,000 euro per keto firma te cilat, sipas Ministrise se Drejtesise, “do të monitorojnë dhe, kur është e nevojshme, do të rekomandojnë vërejtje në procedurat gjyqësore kur ka shkelje të procedurave dhe të drejtave të të pandehurve”.?!!

A ka me perbuzese se sa te shpenzosh buxhetin e qytetarit per keto firma, te cilat sipas Ministrise se Drejtesise, paskan me u marre edhe me “monitorimin e qëndrimit të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare ndaj Dhomave të Specializuara dhe do të rekomandojnë “veprime strategjike” kur të jetë e nevojshme, si dhe do të ndihmojnë “për të siguruar që historia e Kosovës dhe e ardhmja e saj të prezantohen dhe të mbrohen si duhet”?!!

Krim eshte edhe heshtja perball ketij abuzimi!