Avokati Berisha jep një vërejtje serioze për Policinë
Avokati, Besnik Berisha ka dhënë një vërejtje për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Ai përmes një shkrimi në facebook ka treguar për një arrestim që e ka parë në shesh e që sipas tij është shkelje e të drejtave të njeriut.
Berisha ka thënë se qytetari në temperatura të ulëta e veshur holl mbahej në pranga mes dy policëve të cilët po e shoqëronin drejt Stacionit Policor në këmbë.
Ai thotë se personit në fjalë i janë shkelur të drejtat të njeriut, pasi sipas tij, ai ekspozohej si ‘kriminel’ përballë restoranteve, kafiterive e qytetarëve që e shihnin atë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Nje verejtje serioze per Policine e Kosoves.
Sot, rreth ores 10:30 kalova rruges Luan Haradinaj dhe pashe nje pamje qe s’me pelqeu aspak, e qe s’do deshiroja ta shoh me asnjehere ne rruget tona.
Dy zyrtare policor, kishin futur nje qytetar me duar te lidhura ne mes dhe se bashku marshonin ne kembe nga rruga Rexhep Luci, drejt rruges Luan Haradinaj, perkatesisht drejt Stacionit Policor Qendra.
Qytetari, pervec se merdhinte sepse ishte i veshur teper holle per temperaturen qe kemi sot, ai gjithashtu, kunderligjshem dhe ne shkelje te parimit te pafajesise, nga Policia jone ekspozohej si “kriminel”, perball restoraneve, kafiterive, si dhe nje numri te madh te qytetareve qe kalonin qofte ne kembe, qofte me veturat e tyre.
Pavaresisht te “berave” te ketij qytetari, trajtimi qe ai mori nga Policia ishte poshterues dhe perben shkelje flagrante te te drejtave te njeriut.
Respektimi i dinjitetit te njeriut nuk eshte zgjedhje por detyrim. Respektojeni!
PS.
Nje reminder per Policine se cka thote neni 27 i Kushtetues.
Neni 27 , [Ndalimi i Torturës, Trajtimit Mizor, Çnjerëzor ose Poshtërues]
Askush nuk i nënshtrohet torturës, ndëshkimit a trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues./Indeksonline/