Avokati Berisha: Në rastin e Haki Rugovës është eksperimentuar nga organet përgjegjëse

Avokati mbrojtës i kryetarit të Istogit, Haki Rugova, Besnik Berisha ka deklaruar se në rastin e Rugovës është eksperimentuar nga organet përgjegjëse.
“Nuk kam qëllim ankese kundër vendimeve që janë marrë, por që ata të cilët paguajnë taksa e kanë mandate kushtetuese për të menaxhuar apo ndëshkuar abuzimet dhe menaxhuar ndëshkimet, ta kuptojnë që në rastin e Haki Rugovës është eksperimentuar. Është persekutuar dhe ajo që i ka ndodhur atij, s’duhet t’i ndodhë askujt, pavarësisht statusit të tij si qytetar apo person me pozitë zyrtare. Shqetësimin që kemi paraqitur sot në Gjykatën e Pejës, e cila shpesh herë di të rreshtohet në krahun e Prokurorisë është jo se ka bërë krim, sepse krimi patjetër duhet aprovuar , por sepse dikush për një qëllim çfarëdo qoftë ai, ka dashur që t’i vë prangat Rugovës në një ditë derisa ai ishte duke drekuar”, tha Berisha, transmeton Indeksonline.
Duke qartësuar situatën, ai tha se Rugova ishte duke drekuar në orar të pauzës, në një ditë pune kur edhe mori telefonatën për të ditur vendodhjen që kishte, e që më pas të arrestohej nga zyrtarët policorë.
“Ai mori një telefonatë 15 minuta më herët që të merret vendodhja e tij e më pas të arrestohej po aty. I shkruajtën një ftesë, për një orë e gjysmë të paraqitet, por për çudi Prokuroria ka deklaraur se ekziston mundësia e ikjes së këtij zyrtari. Nga ky zyrtar që shumë qytetarë patën dhe kanë besim, e që e votuan. Ai erdhi për t’iu përgjigjur Prokurorisë e iu përgjigj pyetjeve të tyre, por ata s’ditën as ta pyesin. Ata s’kanë ditur as çka quajmë sh’pronësim, apo ndërrim të destinimit të një kulture të vendor në listë poseduese.Z.Rugova është pyetur edhe për një autorizim.
Po shpalos tre dyshime që ajo që ka ndodhur mos t’i ndodhë askujt: Pandehet se deri më 16 korrik në Istog si person zyrtar në cilësi të kryetarit edhe pse e ka ditur se Gani Rugova vëllai lidhur me ankandin publik ka interes financiar, e ka rekomanduar nënkryetarin, Lulzim Blakajn për të nënshkruar kontratën për të dhënë në shfrytëzim një prone që është në cilësi të komunës”, shtoi Berisha./Indeksonline/