20:42 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Avokati Berisha për truprojat e Thaçit: Jo vetëm që u koritën, por edhe e shkelën ligjin!

Indeksonline ka raportuar sot ekskluzivisht lidhur me arrestimin që i është bërë një qytetari pasi i njëjti iu drejtua presidentit Hashim Thaçi si “O hajn, o hajn”.

Me të dëgjuar këtë, truprojat e Thaçit reaguan shpejtë duke vrapuar dhe e arrestuan atë, madje tentuan t’i merrnin telefonin edhe gazetarit të Indeksonline që po raportonte lidhur me rastin.

Është avokati Besnik Berisha i cili ka sqaruar në mënyrë ligjore gjithë këtë situatë.

Sipas tij zyrtarët e Policisë së Kosovës jo vetëm që janë “koritë”, por edhe e kanë shkelur ligji.

Berisha tha se askush nuk mund të privohet nga liria, përderisa nuk cenon sigurinë e personit që ata ruajnë, apo që nuk tenton të kryejë një vepër penale.

Reagimi i plotë:

Zyrtaret e Policise se Kosoves jo vetem qe qenkan korite, por edhe e paskan shkelë ligjin. Pike!

Nuk mund dhe nuk duhet te privohet askush nga liria, perderisa nuk cenon sigurine e personit qe ata ruajne, apo qe nuk tenton kryerjen e nje vepre penale.

Pamjet ne video nuk justifikojne perdorimin e forces, perkundrazi, ato flasin per se paku dyshim te arsyeshem per tejkalim te autorizimive ligjore dhe per kete duhet te kete hetim.

Qeveria ne ardhje duhet te denoje veprimet e tilla dhe duhet te percoje mesazh se qytetaret jane te lire te shprehin mendimin e tyre, pa frike se i gjene kjo qe shihet ne video.