Avokati Bislimi thotë se ish presidenti Thaçi ka pranuar në parim një propozim të tij

Avokati kosovar, Sali Bislimi ka njoftuar që ka vizituar ish presidentin Hashim Thaçi në Hage.
Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka shkruar se Thaçi ka pranuar në parim propozimin e tij, që nëpërmjet zyrës së tij ligjore që të organizoj ekipin e avokatëve zviceran për ta ndihmuar si vlerë e shtuar bashkë me avokatët tjerë që ka.
“Roli tij historik per Kosoven e ka ba te forte , ka marshuar dhe vrapuar mbi token e minuar nga serbet per ti sjelle lirine Kosoves dhe zoti e ka rujt mos te kishte fatin tragjik”, ka shkruar ndër të tjera Bislimi.
Postimi i plotë i tij:
Sapo dola nga vizita qe i bera Presidentit Hashim Thaçi ne Hage.
Presidenti Hashim Thaçi pranon ne parim propozimin tim nepermjet zyres time ligjore First-Consulting.ch qe te organizoj ekipen e Avokateve Zvicran per ta ndihmuar si vlere e shtuar bashke me avokatet tjere qe ka !
Roli tij historik per Kosoven e ka ba te forte , ka marshuar dhe vrapuar mbi token e minuar nga serbet per ti sjelle lirine Kosoves dhe zoti e ka rujt mos te kishte fatin tragjik.
Ky themelues i shtetit te Kosoves ,meriton mbeshtetje, dhe do e gjejm pa dyshim tek diaspora Shqiptare ne Zvicer dhe ajo ne Gjermani.
Shqiptaret ne Zvicer dhe ata ne Gjermani qdo here kan qene dhe do mbeten te perkushtuar per ti dhan dinjitetin dhe mireqenjen vendit tone per ta kaluar me lehte te gjitha sfidat.
I bindur ne pafajsine e tij ,dhe ketij precesi absurd gjyqesor dukej me i forte se asnjhere tjeter.
U befasova kur mësova qe gjykata e hages nuk zbaton te drejtën themelore për të ushtruar lirinë fetare, e aprovuar nga gjykata evropiane e drejtave dhe lirive te njeriut dhe e garantuar në të gjitha kushtetutat e vendeve evropiane.
Nepermjet nje pastori do rrefente me lireshem
gjendjen shpirterore dhe jashte mureve te burgut per padrejtesit qe i bahen !
Takuam edhe Nasim Haradinaj qe i kishte ne vizite Rafet Ramen dhe Ridvan Tahirin ku ndam edhe nje dreke pas vizites qe bem!
Nuk mbahet ne burg presidenti per xhelozi , ne do bejm realitet lirimin e tij !
Me Presidentin!!!