75 Mall Live Search
18:02 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Avokati Çerkini: Vetë publikimi i informatës pa u konfirmuar nga gjykatësi i procedurës, nuk bazohet në rregulla!

Avokati Artan Çerkini ka thënë se publikimi i informacionit për ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe liderin e PDK-së, Kadri Veselin, nuk mund të bazohet në rregulla.

“Sipas mendimit tim, vetë publikimi i informatës ende pa u konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake është një temë në vete. Unë po e kontestoj publikimin e këtij informacioni, sepse mund të bije në kundërshtim me rregulloren. Le ta gjen Zyra e Prokurorit një nen ku thuhet se aktakuza mund të bëhet publike, kështu që nuk e di se ku mund ta gjejnë bazën për publikim. Kjo mund të kontestohet juridikisht sepse paraqet cenim të prezumimit të pafajësisë”, tha ai në RTK.