75 Mall Live Search
17:07 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Avokati Gashi letër Prokurorisë, kërkon aktvendimin e fundit dhe të gjitha shkresat për rastin Dehari

Avokati i rastit Astrit Dehari, Tomë Gashi përmes një letrës i është drejtuar Prokurorisë Speciale.

Gashi përmes kësaj letre kërkon që të nxjerr aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve ne drejtim te zbulimit te vrasësve te Astrit Deharit.

Ja çfarë ka shkruar Gashi përmes një postimi në Facebook:

Nga Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves kerkohet qe te nxjerr aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve ne drejtim te zbulimit te vrasesve te Astrit Deharit ( Vrasje e rende nga neni 173 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves ), te shtytesve ne vrasje ( Neni 33 i KPK-se), te atyre qe e kane fshehur vrasjen per tri vite dhe te atyre qe e kane ndihmuar ne cfardo forme kryerjen e vepres penale te vrasjes ( Neni 33 i KPK-se), si dhe te gjithe atyre qe ne kryerjen e vepres penale te vrasjes se rende te Astrit Deharit ne bashkekryerje kane vepruar si grup i organizuar kriminal ( Neni 34 i KPK-se)./Indeksonline/