75 Mall Live Search
15:50 / E Diele, 29 Maj 2022 / MSH

Avokati i aktorit të famshëm Johnny Depp, dikur punonte si avokat në Kosovë

E gjithë bota e shoubizit dhe jo vetëm i ka sytë kthyer kah gjyqi mes Amber Heard dhe Johnny Depp, pasi ky i fundit e paditi ish-gruan e tij për shpifje dhe prishje të imazhit.

Kritikët dhe njohësit e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara besojnë se fitues i rastit do të jetë Johnny Depp, për shkak të paraqitjes së provave bindëse por edhe ekipit mbrojtës.

Pikërisht në ekipin mbrojtës të tij është avokati Benjamin G. Chew, një emër ky i njohur edhe në Kosovë, raporton Indeksonline.

Avokati me nam në botë dikur kishte përfunduar provimin e jurispodencës në Kosovë.

Ai madje është shumë i afërt me shtetin kosovar.

Në janar të vitit 2014 ai mbrojti me sukses dhe liroi nga akuzat drejtuesin e PTK-së në një proces penal të EULEX-it.

“Siguroi lirimin nga akuza për të pandehurin në një proces penal të EULEX-it në Kosovë, duke i lejuar klientit të mbajë koncesionin e telekomunikacionit të vendit, siç përshkruhet në “Importimi i Sundimit të Ligjit në Kosovë” (1 janar 2014)” thuhet në përshkrimin që i ka bërë firma Brown Rudnick, aty ku edhe Ben punon./Indeksonline/