18:13 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / AR

Avokati i ambasadorit Berishaj: “O veq Vetingu i bjen do do në veti”

Prokuroria e Shtetit ka pranuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Agjencioni Kundër Korrupsionit. Kallëzimin penal e kanë dërguar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Lidhur me këtë është deklaruar Tomë Gashi, avokati i Berishajt.

Ai thotë se veç Vettingu ka me sjellë normalitet në institucionet e drejtësisë.

Postimi i plotë:

Po flasi ne cilesin e avokatit te z.Martin Berishaj.

Pa veting nuk ka drejtesi

O veq vetingu i bjen do do ne veti.

Veq vetingu ka me sjell normalitet ne do do institucione te drejtesis

Po ku ka ne nji shtet normal me institucione normale qe njeri  me marr vesh  per nji kallzim te lodht penal nga do do media anti qeveris Kurti e jo nga vet institucioni qe e ka dergu ket kallxim penal apo nga Prokuroria.

As qe e kan vet najsen per kete pune para se me dergu ket kallezim.