09:00 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Avokati i Balilit: Klementi nuk po hetohet në Shqipëri…

Avokati i vëllezërve Balili, Baftjar Rusi deklaroi se për Klement Balilin janë dy urdhër-arreste ndërkombëtare të lëshuara për të njëjtin akt.

Sipas Rusit, kjo është një paligjshmëri totale dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ai shtoi se për “Eksobarin e Ballkanit” po hetohet në Greqi dhe jo në Shqipëri.

“Për Klemend Balili ka dy urdhër arreste ndërkombëtare për të njëjtin fakt, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Këtu nuk ka asnjë hetim, sepse nuk ka për çfarë të hetojnë. Balili po hetohet në shtetin grek. Ku ka dyshim të arsyeshëm kur nuk ka një provë të vetme,” – u shpreh avokati Baftjar Rusi në emisionin “Studio e Hapur”.

Temat: