18:36 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Avokati i Burim Ramadanit: Shteti duhej t’i kërkojë falje!

Avokati mbrojtës i Burim Ramadanit, Gazmend Halilaj e ka mirëpritur lirimin e klientit të tij përmes faljes së presidentit Hashim Thaçi, por ai vlerëson se bazuar në prova, Burimi do të duhej shpallur i pafajshëm dhe shteti t’i kërkonte falje atij dhe familjes së tij.

Postimi i Halilajt në Facebook:

Te nderuar miq. Sot u lirua nga burgu klienti im z-Burim Ramadanaj. I njejti u lirua nga Vendimi i presedetit z- Hashim Thaqi. Deshira ime dhe e klientit tim ka qene nje gjykim i drejt me te cilin bazuar ne prova dhe fakte z-Ramadanaj te shpallet i pafajshem dhe shteti ti kekroj falje atij dhe familjes se tij. Por ne kete situat qe jemi e pranojm edhe vendimin e presidentit, derisa do te vazhdojm te punojme tutje per venien e drejtesis ne vend, gjegjsisht vertetimin e pafajsis se klientit tim./Indeksonline/