75 Mall Live Search
13:05 / E Premte, 23 Janar 2026 / P M

Avokati i komisioneres së arrestuar të VV-së: Klientja më tha se ka nënshkruar një dokument pa e ditur çka po nënshkruante

Avokati Gent Gjini, që ka kliente një nga të arrestuarat në cilësinë e komisioneres së partisë Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, thotë se klientja e tij “ka nënshkruar dokumentin të cilin nuk e ka kuptuar”.

Klientja ka thënë se gjatë intervistimit, ajo thekson që unë kam nënshkruar dokument por nuk e kam ditë se cka po nënshkruaj” – tha avokati Gjini në një lidhje të drejtpëdrejtë me televizionin 7.

Ajo kur është kthyer procesi i fletëvotimeve, ka parë që deri aty procesi ka vijuar i rregullt, nuk ka pasë dyshim që dikush ka intereferuar, por ne e kemi parë tek pas dy javësh që ka vjedhje industrial të votave.

Kjo komisionerja e partisë së Vetëvendosjes, ka rënë pre e dallavereve, është e pafajshme” – ka thënë avokati.