75 Mall Live Search
10:36 / E Premte, 12 Janar 2024 / k.v

Avokati i Lunes i lutet Gjykatës: Lirojeni klientin tim, ofrojmë 30 mijë € dorëzani!

Avokati i Millun Milunkovic kërkoi që masa e burgut të zëvendësohet me masën e dorëzanisë apo arrest shtëpiak.

30 mijë euro është shifra që mbrojtja ofron për Lunen.

Konsiderojë se shuma e cekur është e mjaftueshme për gjykatën dhe prokurorinë.

“Milani nuk do të arratiset. Duke marrë parasysh që aktakuza është ngritur, nuk kemi me sigurim të provave, me ketë nuk ekziston mundësia e arratisjes”, ka thënë mbrojtësi i tij, raporton Indeksonline.

Një nga organizatorët e sulmeve në veri, Milun Milenkovic ka dal sot para trupit gjykues në Prishtinë.

Kujtojmë se Njësia Speciale e Kosovës kishte arrestuar atë me 13 qershor të vitit të kaluar. Ai njihet si një nga organizatorët kryesor të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë trazirave të fundit në Veri.

Sipas ministrit Xhelal Sveçla, “Llune” ishte një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe “bosi” i bandave kriminale ndër vite në Veri. /Indeksonline/