14:14 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Avokati i njohur shqiptar i shpëton katastrofës në Genova: Faleminderi Zot (Foto)

Mes personave që kanë përdorur sot urën Morandi në Genova, Itali ka qenë edhe avokati i njohur shqiptar Saimir Vishaj.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë duke publikuar një foto në faqen e tij në “Facebook” dhe falënderuar Zotin. Avokati Vishaj shkruan se kishte kaluar urën 9 minuta para tragjedisë.
“Faleminderit Zoti im. Pas 9 minutash ndodhi tragjedia këtu në Genova”, shkruan Vishaj.