18:43 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Avokati i Popullit: Specialja bëri shkelje kur publikoi emrat e Thaçit dhe Veselit

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se Prokuroria Speciale ka bërë shkelje kur ka vendosur që të publikoj emrat e presidentit, Hashim Thaçi, dhe të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, në një situatë kur aktakuza ndaj tyre ende nuk ishte e konfirmuar dhe palët nuk ishin të informuara për një gjë të tillë.

“Po në realcion të standarateve që aplikohen në kuadër të këtyre situatave, definitivisht po. Nuk mund të bësh një njoftim publik pa e dërguar aktakuzën palës për të cilën prokuroria ka dyshime se ka kryer krime të çfarëdo natyre”, ka thënë Jashari.

“Pa u dorëzuar aktakuza, dhe pa dhënë mundësi mbrojtjeje, nuk duhej të bëheshin publik emrat”, ka thënë ai në Frontal të T7.