75 Mall Live Search
11:02 / E Diele, 21 Prill 2024 / LB

Avokati i Popullit viziton qendrën e votimit në Mitrovicën Veriore

Sot në katër komunat veriore po mbahet votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve aktual.

Qendrat e votimit në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan janë hapur në ora 07:00 të mëngjesit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj po viziton në këto momente qendrën e votimit në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore.

Deri më tani ka një interesim të vogël të qytetarëve për të votuar për shkarkimin ose jo të kryetarëve aktual në këto komuna./IndeksOnline/