Avokati i ri kosovar vdiq në Turqi, Vishaj jep detaje për sëmundjen që kishte

Gëzim Namani, avokati i ri nga komuna e Podujevës ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër.
Namani për 3-4 ditë ishte trajtuar në Klinike Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka dhënë detaje për IndeksOnline lidhur me rastin e avokatit Namani.
Sipas tij, Namani kishte trombozë të sinuseve venoze në sistemin nervor qendror.
“Gëzim Namani ka qëndruar tri ditë në QKUK, dhe më pas është dërguar në Stamboll. Ai është ankuar për kokëdhimbje dhe është kontrolluar fillimisht nga neurologët, pastaj nga infektologët. Pas një rezonance magnetike, janë konstatuar disa ndryshime në enët e gjakut në vena të tru. Kemi organizuar një kolegjium me pesë mjekë dhe, pas kësaj, familjarët e tij vendosën ta dërgojnë në Turqi. Dy ditë më vonë, motra e Gëzimit ka ardhur dhe na ka njoftuar se ndërhyrja që kërkohej, jo vetëm që nuk mund të bëhej në Kosovë, por as në Maqedoni, Kroaci, Serbi, apo në ndonjë vend tjetër të Ballkanit. Nuk ka refuzuar trajtimin në QKUK, por ndërhyrja që i duhej ishte jashtë mundësive tona.”
Sipas Vishajt, kjo sëmundje është tejet e rrallë. / IndeksOnline/
