75 Mall Live Search
16:44 / E Martë, 22 Prill 2025 / k.v

Avokati i Rilind Muratit: Klienti im nuk ka lidhje me vrasjen, ka alibi (Video)

Pas seancës në Gjykatën Themelore në Ferizaj, avokati Musa Kongjeli ka deklaruar se klienti i tij, Rilind Murati, nuk e ka pranuar fajësinë dhe mohon çdo përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

“Prokuroria pretendon se Murati ka qenë pjesë e një grupi që në bashkëpunim kanë planifikuar veprën penale. Por sipas provave që kemi deri më tani, nuk ka asgjë që e lidh klientin tim me rastin”, tha Kongjeli.

Sipas tij, Murati ka një alibi: “Ai ka qenë me të fejuarën e tij nga ora 22:00 deri në 03:00 të mëngjesit dhe mohon çdo përfshirje në vrasje”./IndeksOnline/