75 Mall Live Search
11:12 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Avokati i Sabit Gecit: Nuk kam asnjë informatë për bastisjen

Sot në mëngjes pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë kryer një bastisje në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, sipas së cilës, bastisja në një shtëpi në lagjen “Pejton” në Prishtinë ka të bëj me luftimin e veprave penale krim i organizuar dhe detyrimit-fajdes, shkruan Indeksonline.

Por për krejt këto ndodhi nuk ka informacione, avokati i Sabit Gecit, Haxhi Millaku.

Ai në një prononcim të shkurtër për Indeksonline ka thënë: Nuk kam informata asgjë. Finito!”, ka thënë Millaku.

Indeksonline raportoi nga afër për bastisjen në shtëpinë e Gecit./Indeksonline/