75 Mall Live Search
16:15 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Avokati i Salih Mustafës, përmend një libër që është pjesë e provave të prokurorisë, aty flitet për UÇK-në

Ka nisur konferenca fillestare në gjykimin e njërit prej të akuzuarve nga Gjykata Speciale Salih Mustafa, raporton IndeksOnline.

Avokati mbrojtës i tij Julius Von Boné, i ka përmendur një libër shqip, ku flitet për UÇK-në,  që po përdoret nga prokuroria si pjesë e provave kundër Mustafës.

“Materialet që më janë dorëzuar, aty përmendet shpesh një libër i shkruar nga një autor i caktuar, unë e kam parë këtë libër dhe nuk e di nëse ky libër do të më jepet apo është pjesë e provave. Është e rëndësishme të thuhet kjo në këtë fqazë sepse kur e kam pyetur klientin tim, ka pasur disa pjesë ku janë bërë citime të atij libri. Ne duhet të dijmë burimin e këtyre citime, të na thotë prokurori, nëse ka ndërmend të na jap këtë libër dhe a do ta përdorë si provë materiale. Mendoj që kjo është e rëndësishme për gjykimin. A mund të shikojmë ne librin, kjo është pyetja që ja bëj prokurorisë”, tha avokati i Mustafës, Julius Von Boné.

Ndërsa prokuroria ka thënë se një pjesë e këtij libri do të përdoret si provë kundër Mustafës, por se nuk bëhet pjesë e materialit mbështetës të aktakuzës të ngritur ndaj tij.

Ndërkohë nga mbrojtja u kërkua që libri të përkthehet në gjuhën angleze, gjë e cila më pas nga gjykata dhe prokuroria u tha se është bërë dhe do të bëhet në pjesë të caktuara të tij e të cilat do të përdoren si prova.