Avokati i Selimit: ZPS-ja s’ka arritur t’i vërtetonte pretendimet e veta
Në Dhomat e Specializuara në Hagë po jepen deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimit.
Avokati i tij, Eric Tully, deklaroi se Zyra e Prokurorit Special nuk ka paraqitur prova që të vërtetojnë pretendimet kundër klientit të tij.
“ZPS-ja nuk ka dhënë prova për të vërtetuar që veprimet ose mosveprimet e z. Selimi, si ministër i Rendit Publik, kanë luajtur ndonjë rol në kryerjen e krimeve të përshkruara në aktakuzë, apo që ai është përgjegjës për veprimet e personave të tjerë lidhur me këto krime”, tha Tully.
Ai njëherësh deklaroi se nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së ose e Ministrisë së Rendit Publik që të jetë mbikëqyrur nga Selimi.

