12:18 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / AR

Avokati i Thaçit thotë se janë qindra dëshmitarë që nuk dihet asgjë për ta

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit.

Avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçi, David Hooper ka thënë se janë bërë të ditur 124 dëshmitë në rastin e tij , mirëpo nuk është dhënë asnjë informatë rreth tyre.

Ka dëshmitarë që s’janë bërë të ditur, nuk është dhënë ndonjë përmbledhje, çfarë do të diskutojnë këta dëshmitarë. Asnjë dëshmitarë nuk është bërë i njohur bashkë me provat sepse kur ka një dëshmitar, duhet të ketë edhe të dhëna”, u shpreh ai.

Po ashtu Hooper ka thënë se mungojnë dëshmitë dhe të dhënat e tyre.

Para kësaj konference, Zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021./Indeksonline/