Avokati i Veselit: Akuzat që ngarkohen mbi klientin tim, nuk qëndrojnë asnjë
Bekim Kafegjolli, avokat i policit, Vesel Veseli, ka thënë se nuk mund të jap shumë detaje për seancën e sotme, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
Ai ka theksuar se sapo përfundoi seanca dëgjimore, dhe se si mbrojtje kanë dhënë kundërshtimet, pasi nuk janë përmbushur kushtet ligjore, raporton Indeksonline.
“Ligji i etikes nuk më lejon të lëshohem më tepër sepse ka të bëj me të mitur. Arsyetimet ë i ka dhënë prokuroria nuk qëndrojnë mbi bazën që e ka dhënë. Mediat kanë dhënë prononcime për Vesel Veselin, por ato që e kanë ngarkuar nuk qëndrojnë. Klienti jem për veprat që ngarkohet nuk ka të bëj fare, dhe konsideroj se duhet të lirohet me procedurë të rregullt”, ka thënë tutje avokati. /Indeksonline/