12:12 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Avokati Koci: Albin Kurti e ka shtetin në dorë

Avokati i njohur Arianit Koci ka komentuar situatën e fundit politike në Kosovë, pasi  mbrëmë ka rënë Qeveria “Kurti”.

Pavarësisht  kësaj Koci beson që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje e ka shtetin në dorë.

Ai ka theksuar se tani ai ka Kryeministrinë të tërën, MPJ-në dhe MPB-në, si dikastere të rëndësishme qeveritare.

Postimi i plotë i Kocit:

Aktualisht, Albin Kurti e ka shtetin në dorë:

– Kryeministrinë komplet, duke e përfshirë edhe postin e zëvendësit;
– Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme;
– Simpatinë e një pjesë të konsiderueshme të popullatës;

– Simpatinë e një pjesë të mediave;
– Ushtrinë më të organizuar të FB;
– Startin e mirë, me vendimet e marra në fillim të mandatit.
Partia e tij, sigurt do të jetë në pushtet edhe 100 ditë.
Rrethanat shoqërore dhe politike nuk janë të favorshme për shkak të koronavirusit.
Por, populli e sheh dhe vërenë kush dhe sa po din me na udhëheqë.
S’ka më kohë dhe vend për taktizime dhe fjalë.
Koha e veprave,
Le t’a tregojnë tash vetën!