75 Mall Live Search
17:34 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Avokati Koci: Nana Rukë e ka zemrën e madhe, i fal ata që gabojnë

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas deklaratës së deputetës nga Levizja Vetëvendosje,  Fitore Pacolli ku kishte thënë se Ramush Haradinaj, gjatë kohës sa ishte kryeministër e kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë shtetit.

Koci tha se nana Rukë e ka zemrën e madhe, dhe se i falë ata që gabojnë, përfshirë Fitorën.

“Tre djem të vrarë, dy të plagosur – asnjë ditë të qetë pas lufte, e kanë forcuar nanën Rukë – edhe ashtu të fortë.

I falë ajo ata që gabojnë.
Edhe Fitorën.

E ka zemrën e madhe nana Rukë!”, ka shkruar ai./Indeksonline/