75 Mall Live Search
13:56 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Avokati Koci: Për 20 vite mbesim pa katolikë, thuajse 50% e kosovarëve kanë ikur jashtë

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka thënë se mbrëmë në Katedralen “Nënë Tereza” të Prishtinës, ku është mbajtur manifestimi solemn i Krishtlindjes ka vërejtur se sa pak katolikë kanë mbetur në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se nëse vazhdon me këtë trend, për 20 vite mbesim gati pa katolikë.

Tutje, Koci shtoi se duhet një politikë shtetërore që t’i stimulojmë kosovarët të mbesin në vendin e vet.

Postimi:

Pak, shumë pak katolik

Mbrëmë është vërejtur se sa pak katolik kanë mbetur në Kosovë.

Qe 30 vite, në kishat e Prishtinës (Katedralja dhe kisha në Ulpianë), kanë qenë të mbushura përtej kapaciteteve.

Toleranca dhe respekti ndërfetar nuk na mungon.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që çdo vit për lindjen e Krishtit, në kishat tana në Prishtinë, shumica dërmuese kanë qenë mysliman.

Kemi festuar bashkë!

Për shkak të pandemisë, këtë vit në Katedrale ishin kryesisht besimtarë. E vërejsha prej lutjeve dhe uratave që i bënin.

Pak, shumë pak katolik.

Nëse vazhdon me këtë trend, për 20 vite mbesim gati pa katolik.

Për më tepër, me kend kam biseduar mbrëmë, po planifikon me ecë prej Kosovës.

Jam i vetëdijshëm se edhe të tjerêt kishin shkuar me pasë mundësi.

Shetin e kemi thuaja jofunksional.

Një ditë lexova që gati 50% të kosovarëve, me pasë mundësi, kishin shkuar prej vendlindjes.

Edhe po të shkojnë, mbetet pjesa tjetër.

Ndërsa, pa laramani fetare, shoqërore, kombëtare dhe racore, humbim të gjithë.

Prandaj, duhet një politikë shtetërore – qofte edhe me diskriminim pozitiv, që t’i stimulojmë kosovarët të mbesin në vendin e vet. Posaqërisht ata që janë më pak.

Përndryshe, nëse mbesim pa laramani fetare, shoqërore, kombëtare dhe rqcore – humbim të gjithē.

Të gjithë!

P.s.

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë.

Foto: Blerim Uka