11:43 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Avokati Koci për Lushtakun e Mustafën: Mirë po shkojmë e mirë do të kthehemi

Avokati i njohur Arianit Koci në Gjykatën Speciale do të mbrojë dy ish- komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun e Rrustem Mustafën.

Pas nisjes për në Hagë të Lushtaku, Koci ka thënë se mirë po shkojnë dhe mirë do të kthehen, derisa ka rikujtuar edhe njëherë datën se kur do të intervistohen, shkruan Indeksonline.

“Mirë po shkojmë, mirë do të kthehemi. Z.Lushtaku fluturojë tash ai do të intervistohet me 16 dhe këtë kohë e ka shfrytëzuar për një vizitë familjare, ndërsa z.Mustafa do të intervistohet nesër me  datën 14. Data për z.Lushtaku është shtyrë se për shkak se të dytë e kanë pas të njëjtin avokat dhe është desht me kordinu kohën”, ka thënë Koci, transmeton Indeksonline.