23:46 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Avokati Koci: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në komunikacion

Avokati, Arianit Koci ka deklaruar se ka ardhur koha që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në komunikacion.

Sipas tij, për disa muaj, gjithë Policia e Kosovës duhet të fokusohet në zbatimin rigoroz të ligjeve të aplikueshme të komunikacionit.

“Çdo shkelje, gjatë kësaj periudhe, duhet të sanksionohet maksimalisht. Qytetarët po vdesin në komunikacion, si me qenë gjendje lufte”, ka thënë ai.

Sipas Kocit, përndryshe, vet përcjellja e qeveritarëve po shkaktojnë kaos në Prishtinë, me drita rotative, dhe me hyrje në dritë të kuqe të semaforit. /Indeksonline/