75 Mall Live Search
20:35 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Avokati Koci: Vet insistimi i tepërt që gratë po diskriminohen në Kosovë, është diskriminim në vete

Avokati Arianit Koci ka thënë se vetëm 4% e vajzave dhe grave trashëgojnë pasurinë që ju takon sipas ligjit.

Madje ai tha se ka pak raste kur prindërit jetojnë me vajzën e martuar-nëse e kanë djalin.

Avokati Koci gjithashtu theksoi se vet insistimi i tepërt që gratë po diskriminohen në Kosovë, është diskriminim në vete, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Po tentoj me e luajt avokatin e djallit.

Vetëm 4 % të vajzave dhe grave e trashëgojnë pasurinë që ju takon sipas ligjit.

Ky përqindje e vogël po merret si argument që femra është e diskriminuar në shoqërinë tonë.

Por, ku qëndrim pjesërisht është i saktë në rrethana kosovare.

Së pari, ka pak raste kur paraardhësit juridik (prindërit), jetojnë me vajzën e martuar – nëse e kanë djalin.

Natyrisht, nëse djali kujdeset për prindërit ka shpenzime më shumë.

Kur kësaj i shtohet edhe fakti notor që jemi popull i varfër, dhe i shkatëruar gati në çdo gjeneratë (kush prej nesh ka trashëguar ndonjë shtëpi, apo pronë prej gjyshit apo stërgjyshit?), del që shumë pak ka çka me u nda gjatë trashëgimisë.

Une personalisht, e inkurajoj Meritën që mos të pranoj diçka prej masës trashëgimore të prindërve të saj.

Dhe kjo nuk do të thotë që i shkelët ndonjë e drejt

Sidoqoftë, padyshim se pozita e gruas duhet të avansohet në shoqërinë tonë.

Por, kjo bëhet shumë më lehtë nëse nuk vajtohet, apo nuk lansohen parolla patetike – por në baza ditore, vet gruaja kosovare, shkollohet, punësohet dhe lufton për të drejta të veta.

Vet insistimi i tepërt që gratë po diskriminohen në Kosovë, është diskriminin në vete.