Avokati Mahmut Halimi bëhet për spital, thotë se u sulmua rëndë nga Sabit Lushtaku
Avokati i njohur Mahmut Halimi është sulmuar sot fizikisht nga një person gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, vet avokati Halimi, i cili aktualisht gjendet në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.
Ai ka thënë se është sulmuar nga një dëshmitar që ishte personi kyç në rastin ndaj të pandehurit, Driton Latifi.
“Jam sulmuar nga një dëshmitar sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë lidhur me një rast ku akuzohet Driton Latifi, e dëshmitari kyç ishte Sabit Lushtaku nga Prekazi. Kur janë dhënë dëshmitë, i njëjti pa kurrfarë preteksti më goditi 4-5 herë në fytyrë dhe më shkaktoi lëndime”, ka thënë shkurt Halimi, duke mos mundur të flas më gjatë nga dhimbja që ndjente nga sulmi. /Indeksonline/